Kërceni tek përmbajtja

Sigurimi i cilësisë së programit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sigurimi i cilësisë së softuerit (SCS) (anglisht: Software Quality Assurance; SQA) është një praktikë e monitorimit të të gjitha proceseve, metodave dhe produkteve të inxhinierisë së softuerit për të siguruar përputhjen me standardet e përcaktuara. [1] Mund të përfshijë sigurimin e konformitetit me standardet ose modelet, të tilla si ISO/IEC 9126 (tani i zëvendësuar nga ISO 25010), SPICE ose CMMI . [2]

Ai përfshin standarde dhe procedura që menaxherët, administratorët ose zhvilluesit mund të përdorin për të rishikuar dhe audituar produktet dhe aktivitetet e softuerit për të verifikuar që softueri plotëson kriteret e cilësisë që lidhen me standardet.

SCS përfshin të gjithë proceset e zhvillimit te softuerit, duke përfshirë inxhinierinë e kërkesave, dizajnimin e softuerit, kodimin, rishikimet e kodit, kontrollin e kodit burimor/Revision control, menaxhimin e konfigurimit të softuerit, testimin, menaxhimin e lëshimit/release managment dhe integrimin e softuerit . Ai është i organizuar në qëllime, angazhime, aftësi, aktivitete, matje, verifikim dhe vlefshmëri .

  SCS përfshin një qasje me tre drejtime:

  • Politikat, procedurat dhe standardet në mbarë organizatën
  • Politikat, procedurat dhe standardet specifike të projektit
  • Pajtueshmëria me procedurat e duhura

Udhëzimet për aplikimin e ISO 9001:2015 në programet kompjuterike janë përshkruar në ISO/IEC/IEEE 90003:2018. [3] Subjektet e jashtme mund të kontraktohen si pjesë e vlerësimeve të procesit për të verifikuar nëse projektet janë në përputhje me standardet. Më konkretisht në rastin e softuerit, ISO/IEC 9126 (https://en.wikipedia.org/wiki/ISO/IEC_9126#Developments) (tani i zëvendësuar nga ISO 25010) duhet të merret parasysh dhe të zbatohet për cilësinë e softuerit.

Aktivitetet e sigurimit të cilësisë zhvillohen në çdo fazë të zhvillimit. Analistët përdorin teknologjinë dhe teknikat e aplikimit për të arritur specifikime dhe dizajne me cilësi të lartë, të tilla si Model-driven engineering . Inxhinierët dhe teknikët qe punojne ne kete fushe gjejnë gabime dhe probleme me cilësinë e softuerit përkatës përmes aktiviteteve të testimit. Standardet dhe devijimet e procesit identifikohen dhe adresohen gjatë zhvillimit nga menaxherët e projektit ose menaxherët e cilësisë, të cilët gjithashtu sigurojnë që ndryshimet në funksionalitetin, performancën, veçoritë, arkitekturën dhe komponentin ( në përgjithësi: ndryshimet në fushën e produktit ose shërbimit) të bëhen vetëm pas rishikimit të duhur. p.sh. si pjesë e tabelave të kontrollit të ndryshimit . [4]

Shihni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Follow Lee on X/Twitter - Father, Husband, Serial builder creating AI, crypto, games & web tools. We are friends :) AI Will Come To Life!

Check out: eBank.nz (Art Generator) | Netwrck.com (AI Tools) | Text-Generator.io (AI API) | BitBank.nz (Crypto AI) | ReadingTime (Kids Reading) | RewordGame | BigMultiplayerChess | WebFiddle | How.nz | Helix AI Assistant